• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi i falenderimeve, Veliaj: Tirana e Kamza, dy motra të pandara në zhvillim. Do u shërbejmë të gjithëve njëlloj me përulësi

by Java News
27/05/2023 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashke me Rakip Sulin, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në Bashkine e Kamzes, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtues politik i PS në Qark, Erion Veliaj, ka takuar socialistë, por edhe banorë që i besuan kësaj force politike në 14 Maj, te cilet i falenderoi per besimin.

“Njerëzit në Kamëz nuk janë bërë detyrimisht socialistë, por kanë logjikë dhe nëse kanë parë që Rakipi ka bërë çerdhe, ku çojnë fëmijë të majtë dhe të djathtë, atëherë na duhen më shumë çerdhe dhe për sa kohë që Rakipi bën çerdhe të mira, na duhet të votojmë Rakipin. Janë thjesht prindër të mirë, që duan më shumë çerdhe, më shumë kopshte si ato që di të bëjë Rakipi dhe Partia Socialiste. Nëse Rakipi provoi që në një mandat bëri një urë, që ne jo të na ndajë lumi, por të na bashkojë, atëherë kur të bëjmë shtatë ura, Tirana dhe Kamza do të jenë dy motra të pandara në zhvillim, në progres, në mirëqenie dhe në të gjithë projektet e bukura që ne kemi,” u shpreh Veliaj.

Por, nga ana tjetër, Veliaj u tha socialistëve se ky nuk është një moment për triumfalizëm, por për të qenë me këmbë në tokë dhe për t’u shërbyer me përulësi të gjithëve, edhe atyre që nuk ia dhanë këtë herë votën Partisë Socialiste.

“Për 60% që janë këtu sot, që përfaqësojnë votën e Rakip Sulit, të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste, ka vetëm mirënjohje, vetëm respekt, vetëm falënderim, vetëm mëngë të përveshura për punë. Pyetja është: “si sillemi me 30% tjetër?” Do te sillemi me përulësi dhe u themi atyre se vota për Partinë Socialiste do u shërbejë edhe demokratëve. Vota për Partinë Socialiste do bëjë kopshte e shkolla edhe për fëmijët e demokratëve. Unë besoj se kjo është mënyra e duhur për t’u kthyer, jo si triumfalistë. Nuk kemi mundur hasmin, nuk kemi mundur armikun, nuk e kemi nxjerrë jashtë pushtuesin. Kemi pasur një garë ku idetë tona, punët tona, kandidati ynë Rakip Suli dhe forca jonë, e Edi Ramës, Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet me një votë të lirë,” u shpreh më tej ai.

Edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli tha se këtë besim do ta kthejë me punë dhe se do jetë një shërbëtor i mirë për çdo qytetar.

“Kamza i tregoi gjithë Shqipërisë se nuk është pronë e asnjë partie politike. 30 vite nuk pati një çerdhe, ne bëmë 5. Nuk pati një kopsht, ne bëmë 13. Nuk pati një shkollë me standarde, ne bëmë 20. Sot bashkia paguan bonus dhe bursa për nxënës ekselentë. Kemi këshillin rinor që jo vetëm bëjmë takime, jo vetëm e dëgjojmë, por janë vendimmarrës në Bashkinë e Kamzës. Ajo bashki sot është e qytetarëve të Kamzës. Unë pata nderin dhe privilegjin të punoja katër vite bashkë me këto djem dhe vajza, burra dhe gra, që i dhamë mesazhin Shqipërisë që Kamza nuk është më pronë, por vlerësoi investimin dhe vlerësoi shërbimin. Faleminderit Edi Rama që më dhe besimin e kandidimit. Faleminderit qytetarëve të Kamzës që më votuan dhe më besuan dhe unë do jem një shërbëtor i mirë për çdo qytetar, një administrator i mirë për çdo qytetar,” u shpreh Suli.

Next Post
“Vlorën e dua të pastruar”/ Rama: Deputetët të marrin uniformën e pastrimit dhe të dalin në terren, gushtin pushim e kanë

"Vlorën e dua të pastruar"/ Rama: Deputetët të marrin uniformën e pastrimit dhe të dalin në terren, gushtin pushim e kanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In