Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, komentoi “rikthimin” e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 14 majit. Ai tha se kjo nuk ishte ngjarje surprizë, pasi Basha do dihej se do kthehet, që në momentin kur iku.
Kadilli shprehet se një nga problemet thelbësore që e karakterizon Bashën është mungesa e besueshmërisë. Sipas tij, nëse Basha duhet të rikthehet, fillimisht ai duhet t’i bindë qytetarët për arsyet e këtij vendimi.
“Nuk ishte ngjarje, dihej që do kthehej. Dihej që kur iku. Nuk ishte surprizë. Nuk besoj se ka uftë për të bërë. Nëse do të rikthehet, duhet të bëjë luftë me vete, sepse problemi më i madh i tij është besueshmëria, sepse ai nuk bindi dhe duhet të shpjegojë se pse nuk bindi. Nëse rikthehet në politikë duhet të thotë sepse duhet të rikthehet. Po nuk shpjegoi pse dështoi është e pamundur të ketë besueshmëri. Nuk mjafton çfarë thotë ai, por duhet të bindë njerëzit. Duhet të bindi njerëzit dhe njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën. Ka qenë në varësi të Berishës apo ka qenë ai kryetar partie. S’e ka thënë akoma. Mua s’më ka bind akoma dhe duhet ta sqarojë këtë .Unë bashkohem me projekt politik të vërteta, unë s’e paragjykoj individin”, tha ai në Zonë e Lirë.