Shtëpia në Prishtinë e këngëtarëve të njohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha u përfshi nga flakët së fundmi, më saktësisht më 10 maj edhe pse lajmi u bë i ditur vetëm dje, ndërkohë që ngjarjen e ka rrëfyer vetë artistja, duke pranuar se në fakt ka qenë i gjithi faji i saj. Ngjarja ka ndodhur më 10 maj, por lajmi është bërë publik një ditë më parë.
E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo konfirmoi se shkak ka qenë një defekt elektrik i një zgjatuesi, por ka qenë faji i saj, pasi ishte ajo që e ka vendosur zgjatuesen. Po ashtu ajo ka rrëfyer edhe ndjesinë e çuditshme që ka pasur pasi të merrte ves “tragjedinë”:
“Ditët e para ishim të traumatizuar. Ajo që kuptuam ishte sa vlerë ka jeta e njeriut, pjesa tjetër rregullohet. Ne ishim në Top Channel me Naimin, motrën dhe me miqtë tanë. Pasi mbaruam intervistën thashë ‘siç e do shoqnia kall le të flakët shtëpia’. Unë si instikti i nënës e pata një lloj krize që nuk më ka ndodhur kurrë, gjatë xhirimeve në Top. I thashë motrës të vonojmë xhirimet, që të pija ujë se nuk kisha energji. E piva një gotë ujë e mora vetën dhe bëmë xhirimet.
Sapo përfundova më ra telefoni, por nuk e hapa. Më pas vëllai mori motrën dhe telefonin ma kaloi mua. Më tha ‘jemi mirë, jemi shëndosh, jemi gjallë, por është kallë banesa’. Është djegur dhoma e rrobave, hapi kamerën dhe më tregoi se ishin të gjithë mirë. Në shtëpi ka qenë djali dhe nusja. Djali ka tentuar të fikë zjarrin, nusja ka marrë telefonin për të njoftuar policinë dhe më pas vëllain ku i ka thënë ‘po kallemi’. I pari që e ka qetësuar zjarrin ka qenë vëllai. Kur pashë se janë mirë të gjithë u qetësova. Naimit nuk i tregova deri kur shkuam në kufij, se ishte shofer. Aty e mori vesh nga një mik i veti”