Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Me një gjuhë të ashpër ai ka kritikuar Kosovën, ndërsa thotë se këto veprime kërcënojnë stabilitetin.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.
I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, shkruan ai.