Një çift shqiptaro-grek u arrestua në Selanik të Greqisë, pasi u kapën me 12 kilogramë heroinë. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, të arrestuarit janë një shqiptar 33-vjeç dhe e dashura e tij greke, 27-vjeçe.
Autoritetet në Selanik mësohet se kishin informacion për transportimin e drogës me makinën që drejtohej nga shqiptari, ndaj dhe u ndaluan për kontroll. Droga ishte fshehur në gomën rezervë të makinës, e ndarë në 25 pako. Heroina dyshohet se do të shitej në Athinë e Selanik.
Shqiptari i arrestuar mësohet se është me precedentë të mëparshëm penalë për grabitje.
/a.r