• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lë të hapur mundësinë për të garuar për kreun e PD, Basha: Koha e reflektimit më shërbeu të shihja sesi ky sistem ka…

by Java News
25/05/2023 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ditën e djeshme dha sinjalin e rikthimit ne politiken aktive pas takimit që zhvillloi me të rinj demokratë, ku la të kuptohej se e konsideronte mundësinë që të kandidonte për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Sot, duke ripostuar një pjesë të fjalës së tij gjatë takimi, Basha ka shkruar në rrjetet sociale se koha gjatë së cilës qëndroi larg ‘skenës’ të politikës aktive, i ka shërbyer për të parë qartë sesi sistemi politik ka degraduar në një shfaqje që sipas tij ka në qendër problemet personale të politikanëve dhe jo shqetësimet e qytetarëve.

Duke u fokusuar në shifrën e personave që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Basha shkruan se kjo pjesë e qytetarëve, ka refuzuar politikën e vjetër që nuk ka zgjidhje për shqiptarët. Ai shton se kjo shumicë, pra rreth 70% e qytetarëve, kërkon ndryshim rrënjësor.

“Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë”- shkruan Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha foli për 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare, kufizimi i mandatit të kryeministrit, listat e hapura të deputetëve dhe vetting të politikanëve. Ndërsa pyetjes së të rinjve për mundësinë që të kandidonte si kryetar i PD-së, Basha zgjodhi t’i shmangej, por as nuk e mohoi.

Për mundësinë e rikthimit të Bashës si kandidat për kreun e PD-së Sali Berisha tha se ish kryedemokrati bën çfarë t’i thotë kryeministri Edi Rama.

Pas dorëheqjes së Alibeajt, Gazmend Bardhi u zgjodh kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë një mbledhje urgjente, 19 deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan pro emërit të Bardhit, mes tyre edhe Lulzim Basha. Pas mbledhjes që grupi parlamentar zhvilloi ditën e sotme, deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat u shpreh se do të niste tur dëgjesash me demokratët në vend. Ndërsa sa i takon pyetjes nëse do të marrë pozicionin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në fazë konsultimesh.

Nga ana tjetër Sali Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht./m.j

 

Next Post
Beleri kryetar edhe në burg / Dhuli: Ai e dinte para se të arrestohej që ka fituar. Rezultati i ngushte ishte produkt i prangave

Beleri kryetar edhe në burg / Dhuli: Ai e dinte para se të arrestohej që ka fituar. Rezultati i ngushte ishte produkt i prangave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

December 24, 2025
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

December 24, 2025
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

December 24, 2025
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

December 24, 2025
“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

December 24, 2025
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

December 24, 2025
Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

December 24, 2025
Kapshticë dhe Kakavijë, dyndje lëvizjesh në dy pikat kufitare me Greqinë

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

December 24, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com