• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthehen pronat, Beqiri: Janë mbi 8 mijë kërkesa për kompensim, ja sa do të kushtojë

by Java News
25/05/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në “Newsline” në ABC News ka qenë i ftuar në një lidhje, Drejtori Juridik i Agjencisë së Pronave, Arilind Beqiri i cili foli pikërisht për vendimin e fundit të qeverisë për kthimin e pronave tek ish-pronarët.

Beqiri tha se me miratimin e akteve të fundit, tanimë nuk ka më asnjë pengesë për kthimin e pronës 100% tek ish-pronari.

“Në radhë të parë dua të saktësoj diçka, ligji nuk e implementon të drejtën për paraqitje e kërkesave të reja në agjenci, por parashikon një rivendosje të afatit administrativ për shqyrtimin e kërkesave, të cilat kanë qenë në shqyrtim dhe ata që nuk kanë qenë marrë në shqyrtim për shkak të ezaurimit të afatit ligjor.

Më hyrje në fuqi të ligjit 77/2022, që u miratua në vitin 2022 si edhe me miratimin e dy akteve të miratuara ditën e djeshme, tanimë Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka më asnjë pengesë.

Në vazhdim Agjencia do të marrë në shqyrtim 6 mijë dosje.

Ky ligj parashikon mundësinë ligjore që Agjencia të ktheje 100% pronën te pronari” u shpreh Beqiri.

Ai shtoi se pronë e lirë quhet çdo  pronë që nga procedimi administrativ do të rezultojë e tillë, ndërsa sa i përket fatit nëse ligji 7501 është ende një problem, Beqiri theksoi se kjo është një çështje e tejkaluar taninë.

Pronat që janë ndarë me 7501 nuk do t’i zbriten më sa i takon pjesës së  pronës që do të rezultojë e lirë.

“Ligji i mëparshëm për pronat që ishin shpërndarë me 7501 konsideroheshin si përfitime të zbritshme për këto ish-pronarë,  tani jo më. Pronat e kthyera me 7501 nuk do t’i zbriten më sa i takon pjesës që do të rezultojë e lirë” tha Drejtor Juridik i Agjencive së Pronave.

Me pronat që nuk janë të lira dhe që janë zënë në mënyrë informale, Beqiri shprehet se Agjencia po vijon me ekzekutimin e kompesimit dhe kjo do të variojë në varësi të kërkesës.

“Kjo varion në varësi të kërkesës. Ata që janë të zëna në mënyrë informale, Agjencia vijon me ekzekutimin e kompesimit.

Janë mbi 8350 kërkesa të cilat tashmë janë  ekzekutuar për kompensim në masën 70% të vlerës së kompesimit, sipas  74 vendimeve të dala nga Këshilli i Ministrave të dëla për kompesimin e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime informale” shtoi ai.

Sa i takon pronave që janë në proces gjyqësor, Beqiri tha se kjo i mbetet juridiksionit të gjykatës për ta vlerësuar. Agjencia sipas ligji do të vërë në ekzekutim të gjitha vendimet gjyqësore përfundimtare.

Ai i bërë thirrje subjekteve që kanë çështje të pronave në gjykatë dhe ende nuk kanë një vendim, të heqin dorë dhe t’ia parashtrojnë atë çështje për zgjidhje Agjencisë.

“Sa i takon pronave që janë në proces gjyqësor, kjo i mbetet juridiksionit të gjykatës për ta vlerësuar. Agjencia sipas ligjit do të vërë në ekzekutim të gjitha vendimet gjyqësore përfundimtare.

I ftoj të gjitha subjektet të cilët ia kanë nënshtruar problematikën e tyre për zgjidhje juridiksionit gjyqësor, për situata kur këto gjykatë të shkallës së parë, që nuk kanë ende një vendim, mund të heqin dorë nga gjykimi i çështjes, për t’ia parashtruar çështjen për zgjidhje Agjencisë së Pronave” theksoi Beqiri.

Sa i përket kostos, Beqiri tha se sa i përket të dhënave që ka Agjencia, kostoja kap vlerën e 116.4 miliard lekë.

“Aktualisht Agjencia mund të japë shifra statistikore vetëm sa i përket të dhënave që ajo disponon. Të cilat i referohen vlerësimeve financiare për nevojat e ekzekutimit që shkojnë në vlerën 116.4 miliard lekë.

Sa i përket procese gjyqësore, vendimet e gjykatave nuk mund t’i parashikojmë.

Agjencia disponon një fond financiar të mjaftueshëm për ekzekutimin dhe përfundimin e plotë të procesit dhe një fond fizik  të tokës, që vlerësojmë se është i mjaftueshëm për procesit të kompesimit të pronave brenda vitit 2026” tha Beqiri./m.j

Next Post
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Presidenti i Kroacisë: Të ndahet nga Maqedonia e Veriut, mund…

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Presidenti i Kroacisë: Të ndahet nga Maqedonia e Veriut, mund...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com