Është mbyllur pa asnjë zgjidhje bojkoti treditor i avokatëve në të gjithë vendin, të cilët kundërshtojnë taksat sipas vjetërsisë në këtë profesion.
Gjatë ditës, drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë takuan ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u kërkoi avokatëve që t’i depoztiojnë kërkesat e tyre, ndërkohë që gjatë javës që vjen pritet që palët të ulen sërish bashkë me ministrin e Financave.
Gjatë tre ditëve, 2.400 avokatë braktisën proceset gjyqësore në të gjithë vendin, ndërsa u depozitua edhe një kërkesë për shfuqizimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese me pretendimet se ky ligj është jokushtetues.
Por, ata që penalizohen më tepër janë avokatët e rinj, të cilëve me shtimin e taksave u vështirësohet hyrja në treg, pasi sipas ligjit ata duhet të paguajnë kontributin prej 186 mijë lekë në muaj për avokatët që kanë eksperiencë deri në tre vjet dhe 226 mijë lekë për avokatët që kanë nga 3 deri në 6 vjet.
Rrjedhimisht, avokatët që penalizohen më tepër nga këto taksa janë avokatët kryesisht dhe ata të rinj.
TCH