Duke argumentuar rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama ka pranuar lajthitjen, siç e cilësoi ai që është bërë me pagat në sistemin e drejtësisë. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë theksoi se kjo është e papranueshme por nuk mund të zhbëhet. Ai ironizoi deklaratat e deputetëve opozitarë dhe theksoi se pagat duhet të jenë siç janë në piramidën e propozuar, siç i ka gjithë bota
“Kemi bërë lajthitje me sistemin e drejtësisë dhe nuk mund ta zhbëjmë dot. Nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti. Nuk mund të kemi gjykatës që paguhen më shumë se ministri i drejtësisë. Doni që të paguheni me pagë minimale? Çfarë stresi më të madh keni ju se ata që punojnë fason. Unë mendoj që nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Kush i merr shqiptarët për budallenj mund të gënjejë disa për një farë kohe, por vjen një ditë siç erdhi në Shkodër dhe firojnë ata. Urdhëroni hajdeni, që sa herë rrite paga minimale të rritet dhe rroga e deputetëve automatikisht Pagat duhet të jenë siç janë në piramidën e propozuar siç i ka gjithë bota. Krahasohemi me rajonin se nuk krahasohemi dot me Gjermaninë”.
Sipas tij deputetët e meritojnë pagën e propozuar për punën dhe misionin që kanë.
“Deputetit për misionin punë dhe çfarë duhet të bëjnë për ata që i zgjedhin e meritojnë pagën e propozuar. Sa e bëjnë punën apo përmbushin misionin këto nuk lidhen”.
Rama tha se rritja e pagës së duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës për të gjitha kategoritë.
“Unë jam kundër dhe nuk e votoj këtë pikë, paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës të jetë bërë për të gjithë. Përpara kësaj është e pamoralshme”.
/a.r