• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmoset në Romë marrëveshja, Manastirliu: Dritare e re për transplantin e organeve në Shqipëri

by A R
25/05/2023 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Firmoset në Romë marrëveshja tripalëshe mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Universitetit Tor Vetgata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara për bashkëpunimin në fushën e transplantit të organeve.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast në Universitetin Tor Vergata në Romë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e konsideroi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për realizimin e transplanteve në Shqipëri dhe thellimin e bashkëveprimit në fushën e shëndetësisë me shtetin fqinj.

“Çelet një dritare e re për bashkëpunimin në fushën e transplanteve të organeve, falë iniciativës që jetësohet sot me firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Universitetit Tor Vergata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara.”

Marrëveshja parashikon shkëmbimet ndërmjet tre universiteteve në disa drejtime.

“Kjo marrëveshje do të mundësojë shkëmbimet në fushën akademike dhe klinike, me përgatitjen e protokolleve në fushën e transplantit të veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, formimin dhe fuqizimin e burimeve njerëzore, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit klinik, për të realizuar transplanet e organeve dhe asistencën e nevojshme për hartimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për dhurimin”, tha Manastirliu.

Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës nga Prof. Arben Gjata dhe dy Universiteteve prestigjioze italiane nga Prof. Nathan Levialdi Ghiron, Rektor i Universitetit Tor Vergata dhe Prof. Sergio Caputi, Rektor i Universitetit Chieti-Pescara.

/a.r

Next Post
Tabaku, akuza në Kuvend: Qeveria ndryshoi katër herë në 8 vite koordinatorin e IPA-s

Tabaku: Pas humbjes, një pjesë e jona pretendon supremaci! Vendi shpëtohet vetëm me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

December 22, 2025
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

“Spakistët” e sheshit protestojnë kundër “Spakistëve” të shtetit

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

December 22, 2025
Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

DETAJE / Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

December 22, 2025
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In