Gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësisë për PS-në në Tiranë, deputeti socialist Pandeli Majko ka rrëfyer edhe një histori të tijën personale.
Ai ka thënë se sot mund të ishte me Partinë Demokratike, nëse nuk do të kishte qenë i ati i tij.
Majko tha se në vitin 1991 ishtë bërë gati të votonte PD-në, por i ati i kërkoi që atë radhë të votonte për PS-në dhe që prej atij moment, ai filloi një rrugëtim te gjatë me PS-në.
“Në vitin ‘91 kur unë do të shkoja për të votuar kisha vendosur për të votuar Partinë Demokratike, por im atë më ndaloi dhe më kërkoi diçka.
Më tha: këtë herë voto për partinë time.
Ky ishte fillimi i rrugëtimit tim në Partinë Socialiste”, ka thënë Majko gjatë fjalës së tij.