Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës ka deklaruar se e kreu vrasjen pasi familja e tij ndihej e kërcënuar nga familja Rexha. 31 vjeçari ka deklaruar se i trembej një sulmi të tillë nga ana e Arjan Gosës por e ndërmori vetë hapin i pari duke e ekzekutuar me një plumb në kokë.
Gazetari Leonidha Musaj i ABC News raporton duke iu referuar burimeve policore se familja Rexha nuk ka pasur kërcënime nga ana e familjes Gosa.
Habib Rexha ka deklaruar se ka mësuar se Arjan Gosa kishte folur me persona të tjerë në Kavajë se do t’i shuante dhe do të merrte hak për vëllain e tij”, tha gazetari.
Gjithashtu ai raportoi se familja Gosa ka deklaruar se do t’ja lërë në dorë çështjen drejtësisë dhe se nuk do të vazhdojë hakmarrjen.
Një ditë më parë, familja Rexha kishte kërkuar mbrojtje nga policia për shkak të frikës se familja Gosa mund të hakmerret për vrasjen e familjarit të tyre Arjan Gosa.
/s.f