Që prej momentit kur u certifikua rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha thotë se nuk e njeh rezultatin, pasi janë të vjedhura, mirëpo kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thekson se në këto kushte duhet mbajtur një qëndrim konkret, jo vetëm akuza. I ftuar në A2 CNN, Mediu tha se për aq kohë sa Berisha thotë se nuk njeh rezultatin, atëherë do duhet të dalë në një përfundim nëse do pranojë të hyjë në Këshillat Bashkiak ose jo.
“Kur ti thua nuk do njoh rezultatin do duhet të mbash qëndrim nëse do të hysh në Këshillin Bashkiak ose jo. Nëse ke kontestime duhet të mbash qëndrim formal”, u shpreh Mediu.
Pyetje: Meta flet për këshilltar Bashkiak që do futen dhe do bëjnë transparencë, se duket se ka një mungesë koordinimi?
Fatmir Mediu: Po mirë kanë qenë mjaft të koordinuar deri tani, do ketë dhe moskoordinim më pas, e prisja, jemi njerëz, dhe është normale që të kenë qëndrime të ndryshme, apo interesa të ndryshme.
“Opozita duhet të ketë njerëz që kalojnë hundën e tyre, deri tani nuk ka asnjë zhvillim për reformën zgjedhore, ka iniciativa individuale, që nuk diskutohen brenda opozitës dhe unë këtë shpresoj që në krye të grupit parlamentar të opozitës të atyre që janë zgjedhur në atë kohë në logon e PD për sa kohë i kemi zgjedhur, do ulen të diskutojmë se cilat janë hapat ligjore, nga pikëpamja e administrimit të procesit zgjedhor dhe mënyrën e funksionit opozitar, nëse nuk e bëjmë këtë nuk kemi bërë asgjë ”, përfundoi Mediu në studion e A2 CNN.
/s.f