Një 26-vjeçar ka rënë nga pallati në ndërtime e sipër ku punonte në rrugën “Besnik Hidri” në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia në informacionin paraprak bën me dije se bëhet fjalë për E.H 26 vjeç, teksa po punohet për hetimin e ngjarjes.
“Më datë 23.05.2023, në rrugën “Besnik Hidri”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./m.j