Suel Çela, i kërkuar prej një viti nga SPAK pasi akuzohet për porositjen e atentatit ndaj një biznesmeni në liqenin Artificial në Tiranë por edhe për eliminimin e një tregtari në Elbasan, ka bërë rekurs vendimit të GJKKO që i ka dhënë mësën e arrestit me burg.
Nga arratia, Çela i cili njihet edhe me emrin Marjus Lulaj nuk pajtohjet me masën e sigurisë. Ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie.
Suel Çela u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe prej 17 majit të vitit 2022 ndodhet në arrati.
/s.f