Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bonusi” është arrestuar 37-vjeçari E.P., teknik laboratori në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 37-vjeçari i ka marrë një çifti bashkëshortësh shumën 100 000 Lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).
Kallëzimin për 37-vjeçarin e ka bërë vetë çifti për rastin e korrupsionit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
/a.r