Këtë të hënë ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ato të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Sipas ekspertëve dyshohet se i përkasin një personi të nacionalitetit shqiptar të vrarë e më pas të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur. I gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott./m.j