Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shuan çdo dyshim në lidhje me organizimin e protestave të pretenduara nga shoqëria civile në lidhje me çështjen e Liqenit Artificial apo atyre për taksat e biznesin. Në intervistën e dhënë dje në emisionin “Opionin” të gazetarit Blendi Fevziu, Basha tha me vendosmëria se PD udhëheq protestat e shoqërisë civile te Liqeni Artificial.
“A e keni parë që ka pasur gjashtë protesta vetëm 3 ditët e fundit? Kush kujton se është prapa protestave në këtë vend? Kush kujton se i mbështet protesta në këtë vend? Hiqe nga mendja se Partia Demokratike nuk është në mbështetje dhe udhëheqje të çdo proteste. Edhe të atyre që organizohen nga shoqëria civile. Sepse edhe në këto momente shoqëria është opozitë dhe opozita është me shoqërinë civile”, thotë Basha .
Deklaratën e tij dhënë në emisionin Opinion mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme.
Basha pohon se PD udheheq protestat e shoqerise civile te Liqeni from Ardit Rada on Vimeo.