I zgjedhuri kryetar i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, u njoh sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ përballë togave të zeza të Gjykatës së Posaçme.
Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor.
Sipas dosjes hetimore, ai paguante nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë, ose nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës.
Ndërsa të infiltruarit të prokurorisë, që kishte rolin e ndërmjetësit mes Belerit dhe qytetarëve, iu premtua një shumë prej 300 eurosh.
Vetë qytetarëve të Himarës, Beleri u kishte premtuar gjithashtu edhe pensione dhe nënshtetësinë greke.
Ai u arrestua pak orë përpara nisjes së procesit të votimit në lokalin e tij në Himarë, së bashku me Pandeli Kokoveshin.
Nga gjykata e Vlorës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” u la nën masën e sigurisë “arrest në burg”.
Një ditë më parë, Fredi Beleri u transferua nga Vlora për në paraburgimin e Tiranës.
Pavarësisht se ndodhej në qeli, Fredi Beleri arriti të fitonte garën për kryebashkiak përballë rivalit të tij, kandidatit të Partisë Socialiste, Jorgo Goro.
/a.r