Nikos Dendias, ministri i Jashtëm i Greqisë, ka njoftuar në Twitter se ka diskutuar me ministren tonë të Jashtme, Olta Xhaçka, në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.
Në takimin e sotëm në Bruksel, pata një bashkëbisedim me homologen time shqiptare, Olta Xhaçka. Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u prek në diskutimin tonë”, shkruan Dendias në rrjetin social.
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.
Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.
/a.r
Partia grege dhe minoritare te shksteohete greqia shpermbehete ashtu dhe partia serbe dh maqedonas bullgsre rumune dhe malazeze te ndahete serbia maqedonia mali zi ruse vojvodina sebnecka qipro hungaria dhe bjellorrusia dua te drehta shqiptare ne rusi dh bjellorusi largohete abasadoree grege dhe firma grege ryse bullgare qipro dhe bjellorus