Dallimet janë të qarta për t’i parë, por Olivia insiston se ajo vetëm ka bërë disa ndryshime në stilin e saj të të jetuarit
Olivia Munn u është adresuar spekulimeve që lidhen me ndryshimin e tipareve të fytyrës së saj, duke insistuar se pamja e saj e re është kontribut i tërësishëm i humbjes së peshës dhe një regjimi të ri të bukurisë.
Aktorja së fundmi duket më e bukur se kurrë më parë, me një fytyrë rrezatuese dhe të butë, duke nxitur spekulime se ajo mund të ketë kryer ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Mirëpo, bukuroshja 35-vjeçe ishte e shpejtë për të hedhur poshtë këto pretendime dhe në vend të kësaj ka vendosur të zbulojë sekretet e bukurisë së saj të jashtëzakonshme, duke postuar një shkrim të gjatë në Instagram dhe dy foto të saj, ku njëra është e vitit 2015 e tjetra e vitit 2016, shkruan “Zëri”
Dallimet janë të qarta për t’i parë, por Olivia insiston se ajo vetëm ka bërë disa ndryshime në stilin e saj të të jetuarit. “Pyeteni këdo që më njeh dhe ata do t’u tregojnë se unë i pëlqej hulumtimet. Jam e bindur se mund të jesh e bukur në natyrale dhe për ta mbajtur lëkurën të freskët, duke përdorur disa metoda të shëndetshme të të ushqyerit dhe ushtrimeve ”, ka deklaruar ajo.
Ajo insiston se ka humbur disa kilogramë për rolin e saj në filmin ‘X-Men: Apocalypse’ dhe kjo ka bërë që të ketë ndryshime në fytyrën e saj. Ajo thotë se ka vazhduar me këto ushtrime rigoroze, për të mbajtur pamjen e saj të freskët.