36-vjeçari me iniciale M.M. është vënë në pranga pasi dyshohet se gjatë natës u ka vënë flakën 2 makinave të parkuara, njëra prej tyre jashtë funksionit. Mjetet janë djegur pjesërisht.
Dyshohet se 36-vjeçari, banues në Rrashbull të Durrësit ka probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r