Janë mbi 20 mijë emigrantë të cilëve Maqedonia u ka mbyllur kufirin dhe si pasojë janë rikthyer në Greqi.
Përveç kaosit të përditshëm, teksa emigrantët flejnë në qiell të hapur në stadium dhe sheshe, ditën e sotme vijnë këto pamje shqetësusese.
Bëhet fjalë për dy raste ku gjatë mesnatës emigrantët kanë tentuar të varin veten në pemë nga dëshpërimi në sheshin qendror te Athinës.
Fatmirësisht, mes vështirësive ata janë shpëtuar nga bashkëatdhetarët.