Në vijim të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, goditet një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike. Si rezultat i kontrolleve, zbulohen në malin e Brretit, 5 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike. Nga këto ambiente, u asgjësuan në total 855 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj faze të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në zonën pyjore të malit të Brretit, u konstatuan 5 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 855 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
.s,f