Me përfundimin e procesit të numërimit të votave, tashmë po krijohet një ide e qartë se sa i vlejti realisht “lëkura” kandidatëve dhe siglave politike që morën pjesë në 14 maj.
Në një llogari të votave që kanë marrë kandidatët në të gjithë vendin dhe i ka krahasuar ato me votat që kanë marrë siglat politike që dolën në fushatë.
Ndërkohë, në fletën e votimit për këshilltarët rezulton se sigla e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 251 mijë vota, ose 50% më pak nga sa kanë marrë kandidatët në garat për kryetarë të bashkive.
Rrjedhje ka pasur edhe sigla e Partisë Socialiste, e cila ka marrë edhe ajo 200 mijë vota më pak ose 26% më pak se kandidatët.
Në përllogaritje janë marrë këshillat bashkiakë të Tiranës (PL 8 – PD 7), Durrësit (PD 7– PL 6), Elbasanit (PD 5- PL 7), Shkodrës (PD 9- PL 4); Korçës (PD 4- PL 5), Fierit (PD 2- PL 5) dhe Vlorës (PD 4- PL 5).
Sipas këtyre shifrave, që me shumë gjasa në këto raporte është ndarja edhe në bashkitë e tjera të vendit rezulton se Komisioni i Rithemelimit ka rreth 55% të këshilltarëve të 61 këshillave bashkiakë, ndërsa Partia e Lirisë është në nivelin e 45% të numrit të këshilltarëve.
E përkthyer në mandate, nga 297 këshilltarë që ka BF në të gjithë vendin rreth 163 janë të Komisionit të Rithemelimit dhe 134 të Partisë së Lirisë.
Ndërkohë sigla zyrtare e Partisë Demokratike megjithëse ka marrë gjysmën e votave të siglës “BF” në garën për këshilltarë, e përkthyer në numër këshilltarësh në të gjithë vendin ka 126, ose rreth 40 më pak se pjesa e Komisionit të Rithemelimit brenda siglës “BF”.
/s.f