Qeveria ashpërson qëndrimin për personat e dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë krime ndaj të miturve.
Përballë shifrave shqetësuese të dhunës ndaj grave, një projektligj i dorëzuar në parlament nga Ministria e Drejtësisë kërkon votat e deputetëve , për ti hequr te drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues.
Gjithashtu, kushdo që vret një fëmijë dënohet me burg të përjetshëm.
Ky ndryshim në kodin e procedurës penale sugjerohet mbas këshillimit kombëtar në të cilin qytetarët kanë kërkuar ashpërsim të ligjit penal . Pas kësaj aktorët e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme, KLP , KLGJ, Ministria e Brendshme ranë dakord për heqjen e institutit të gjykimit të shkurtuar për krimet e mësipërme, me argumentin se kjo masë ligjore shërben për parandalimin e kriminalitetit ndaj grave dhe fëmijëve dhe jep një drejtësi efektive
Nëse ky ligj votohet në Parlament, mesazhi i qeverisë është, kushdo që ngre dorë ndaj një gruaje apo vret një fëmijë, nuk ka tolerancë dhe falje nga ligji.(TCH)