Një ngjarje e mundshme kriminale në Durrës është parandaluar nga forcat e policisë gjatë një aksioni të koduar “Shkallnuri”.
Një 40-vjeçar i armatosur është arrestuar pasi dyshohet se do të kryente krim në familje.
I arrestuari me iniciale L.H. banues në fshatin Shkallnur u kap me automatik dhe municion luftarak në makinën e tij. Dyshohet se ai po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa së bashku me fëmijët.
Nga veprimet hetimore të policosë rezulton se 40-vjeçari ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar prej tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r