Ulen aksidentet rrugore në Shqipëri. Sipas INSTAT gjatë muajit që lamë pas në Shqipëri janë regjistruar 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në Prill të vitit 2022, duke u ulur me 25,0 %.
Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona nga 132 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, shoferët e rinj vijojnë të jenë problematikë. Në 87 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve
Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, katër mujorin e parë të vitit 2023, numërohen 332 aksidente rrugore nga 377 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore në muajt e parë të këtij viti është ulur me 11,9 %.
/a.r