Nesër kryeministri Edi Rama do të nisë turin e falënderimeve pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 majit.
Takimin e parë do e ketë në Shkodër, bashki të cilën PS e fitoi për herë të parë në zgjedhjet e së dielës.
Nesër në mesditë kryeministri do të ketë inspektime në Shkodër, ndërsa rreth pasdites do të ketë edhe takimin e falënderimit.
PS fitoi zgjedhjet në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, përfshi edhe bastione të përhershme të të djathtës si Shkodra. Bashkë fitojmë mori 7 bashki dhe 1 bashki shkoi për partinë MEGA./m.j