Teksa raportonte drejtpërsëdrejti nga SPAK pas shpalljes së pretencës për të akuzuarit e inceneratorit të Elbasanit, gazetarja Anila Hoxha u përball me një incident.
Një mjet që po tentonte të kalonte pas saj, i rrezikon jetën duke u afruar në drejtim të saj, por fatmirësisht gazetarja largohet duke u spostuar gjatë raportimit.
Siç duket në video, gazetarja duket se e menaxhon mirë këtë moment, ku edhe pas incidentit vijon raportimin live me edicionin e lajmeve
“Janë incidente të direkteve, fatmirësisht ishte pa pasoja”-tha Hoxha pas raportimit./m.j