Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se Edi Rama i ka dhënë shpërblim 220 mijë euro.
Me anë të një reagimi në Facebook, Alibeaj shkruan se ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.
“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale.
I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta”, shkruan Alibeaj.
/s.f