Një punëtor ka humbur jetën në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim në lagjen “Uji i Ftohtë”. Policia thotë se A.P rreth 60 vjeç ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.
“Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/a.r