Nga seanca e Kuvendit, ku ishin rreth 10 deputetë të pranishëm, Vangjel Dule, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik.
“Fredi Beleri është i trembur, i burgosur politik, i marrë peng nga Kryeministri Edi Ramës. Fjalën e ka drejtësia por ka edhe një logjikë opinioni. Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. E kupton absurditetin? Flagrancë kërkon provën e drejtpërdrejtë, ndërsa dyshimi jo. Rama kërcënoi dhe tha se do ta ketë personalisht me ta. Si mund ta ketë Kryeministri me disa njerëz? Nuk ka institucione ky vend? Fredi Beleri duhet të lirohet dhe të shkojë në komunitetin e tij. Është marrë peng edhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është një i ri i cili ka bërë transplant zemre. Edhe pse i kam njoftuar të gjitha se atij i rrezikohet jeta ai vazhdon të mbahet peng. Në Himarë më të vjetrit më kujtonin 1945, edhe atëherë votuan kundër regjimit. Edhe atëherë u syrgjynosën. Ku po e çoni vendin? Deri sa do ta mbështesni një autokritikat i cili po e zhyt në errësirën e Tiranës vendin”, tha Dule.
Por pas Dules ka ardhur edhe fjala e Taulant Ballës. Ai ka folur nga Kuvendi për largimin e opozitës duke thënë se e nisën punën në parlament me bojkot pas rezultatit në zgjedhje. Ai ka thirrjen që t’i kthehen punës për çështje me rëndësi pasi janë gati për bashkëpunim.
Sa i përket mbështetësve të Berishës, shprehet se të insistosh te i njëjti gabim është çmenduri.
“S’dua të bëj replikë me askënd, as shkopin që ka mbetur pa flamur e asaj që foli në emër të asaj që ka mbetur nga foltorja e Berishës, mendoj që historia që në këto vite që humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe asnjëherë nuk e bën një analizë se çfarë ka bërë gabim, është se të insistosh te gabimi është çmenduri.
Apeli im edhe pse opozita e nisi punën me bojkot të pranueshëm pas rezultatit në zgjedhje, thirrja ështyë që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend. Duhet të punojmë për një sërë çështjesh që kanë rëndësi mes opozitës dhe mazhorancës. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin.
Opozita s’mund të marrë peng zgjedhjen e një organi të rëndësishëm kushtetues si Avokat i Popullit. Prej të hënës do i kërkojmë opozitës duhet të ulemi për të dakordësuar kandidatin që do të jetë dhe avokat i popullit”, tha Balla.
/a.r