Policia në Vaun e Dejës ka nisur procedimin penal një 27-vjeçareje që u filmua teksa qëllonte me armë zjarri në festën e fitores së kandidatit të PS në këtë bashki pas zgjedhjeve të 14 majit.
Procedimi ka ardhur pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet e reja duke qëlluar në ajër.
“Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, specialistët për Hetimin e Krimit të DVP Shkodër kanë kryer verifikimet, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Nga verifikimet, është identifikuar shtetasja A. K. e cila ka qëlluar në ajër, me armë imituese të zhurmës së armës së zjarrit.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 27 vjeçe, banuese në Vaun e Dejës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike””, thotë policia./m.j