Një modele nga Ukraina që e kishte stiluar veten sipas Marilyn Monroe dhe ëndërronte të bëhej aktore, është vrarë e copëtuar nga i dashuri i saj, menaxher biznesi në një apartament luksi në Tailandë.
24 vjeçarja Alona Savchenko, kishte marrë dhomën në hotelin Key Sathorn-Charoenraj në Bangkok me partnerin e saj polako-britanik Jan Jerzy Lagoda-Filippow, 25 vjeç, prej 29 prillit.
Lagoda-Filippow i lindur në Poloni kishte një biznes reklamash të regjistruar në Covent Garden në qendër të Londrës.
Zonjusha Savchenko kishte bërë më parë sesione fotografish me të dashurin e saj dhe agjenci të tjera, të cilat e paguanin për të reklamuar produktet e tyre në rrjetet sociale.
Në imazhet e shpërndara modelja e re shihet me flokët e saj biondë dhe figurë joshëse.
Stafi i hotelit komentonin se çifti dukeshin të lumtur teksa vinin së bashku siç shihet dhe në kamerat e sigurisë ky dyshja buzëqeshin duke shkuar në dhomën e tyre.
Por rojet e sigurisë nisën të dyshonin kur më 15 maj turisti polako-britanik doli nga ndërtesa me nxitim, duke tërhequr valixhen e tij dhe me një pamje të nervozuar.
Lagoda-Filippow ndaloi një taksi në rrugë, shoferi i së cilës Surachai Sabaibang më vonë kishte informuar sesi pasagjeri tij kishte përdorur programin Google Translate për të kërkuar sesi “të priste trupin e një njeriu”.
Pas telefonatës stafi hotelit shkoi në dhomën e çiftit në katin e 32’të ku gjetën mbetje të trupit të Savchenko në krevat.
Shkaku i vdekjes së saj duket se ishte një goditje me thikë në gjoks ndërsa në trup kishte shenja tentativash gjymtimi.
Hetuesit besojnë se Savchenko ishte vrarë një ditë më parë ose në fundjavën para se Lagoda-Filippow të tentonte të largohej.
E reja studionte në Jinan, Kinë, por kishte një stil ekstravagant jetese me udhëtime në Valencia, Varshavë, Stamboll, Londër e Romë, në muajt para se të mbërrinte në Bangkok.
Kreu lokal i policisë Pongpun Phonharn, tha: “I dyshuari u largua pa të më 15 maj dhe me një taksi shkoi në Sa Kaeo duke tentuar të kalonte kufirin drejt Kamboxhia”.
Ndërsa shoferi taksisë tha se i dyshuari kishte kërkuar në aplikacionin e mjetit sesi të copëtonte një trup, duke ofruar 1,500 baht ($44) në këmbim.’
I dyshuari raportohet se është kapur në kufirin e vendit teksa plotësonte dokumentet e vizës për në Kamboxhia. Ai u dërgua në stacionin e policisë Wat Phraya Krai dhe po merret në pyetje.
Zyrtarët thanë se kanë kontaktuar ambasadën polake për çështjen.
Vrasësi copëtoi trupin e të dashurës me sharrë elektrike dhe zbulohet më pas nga kërkimet në Google!
Një polak është arrestuar nga policia tajlandeze me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij ukrainase në një kompleks shtëpish luksoze në kryeqytetin e vendit, Bangkok. Ai e ka copëtuar trupin e saj me sharrë elektrike, e ndërsa ajo që e zbuloi këtë makabritet ishte një kërkim në Google.
Një ditë pas ngjarjes, ai ka kërkuar në google Translate për të përkthyer fraza se si asgjësohet trupi nga anglishtja në gjuhën tajlandeze, me qëllim që të kërkonte ndihmë.
Trupi i Alona Savchenko, 24-vjeçe, u gjet brenda banesës me qira. Partneri Jan Jerzy Lagoda-Filippou u arrestua, ndërsa përpiqej të arratisej në Kamboxhia. Sipas informacioneve, 25-vjeçari, i ka kërkuar ndihmë një taksisti për zhdukjen e trupit të saj. Ka qenë recepsionisti ai që fillimisht ka pikasur se diçka nuk shkonte. Kjo sepse e ka parë të riun në mëngjes teksa po dilte i vetëm nga apartamenti duke tërhequr me nervozizëm valixhen, teksa dukej i shqetësuar./m.j