Pakicat serbe në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar garanci për disa çështje në këmbim të votimit të Hashim Thaçit president. Kanë thënë se garant i kësaj marrëveshje të jetë një palë e tretë – sigurisht amerikanët.
Burime të Gazetës Express kanë treguar se pothuajse është arritur marrëveshja në mënyrë që ata të votojnë për Thaçin President.
Më herët është raportuar se “Lista Srpska” ka vendosur kushte për të votuar Thaçin President. Madje, patën paralajmëruare mundësinë e largimit nga seanca kur të votohet për kreun e Shtetit të Kosovës.
Lista Srpska po kërkon rritjen e buxhetit për komunat serbe, datën e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe si dhe në të ardhmen të kenë një Zëvendëspresident nga pakicat.
Gazeta Novosti tregon se deputetët nga Lista Serbe ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë vendimi i tyre.
Shefi i Grupit Parlamentar nga Lista serbe, Slavko Simiq, pas takimit me Gjuriqin në Gorazhdec, ka thënë se vendimi përfundimtar do të merret në prag të takimit të planifikuar për sot në ora 11, duke refuzuar të përcaktojë nëse do të marrin apo jo pjesë në seancë.