Mozaiku “Shqipëria” ka përfunduar restaurimin dhe tashmë çdokush që do të kalojë në sheshin Skënderbej do të mund ta shikojë dhe të njoh një copëz të historisë së vendit.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjen nga momenti kur “hiqet perdja” ku shkruan: “Mozaiku “Shqipëria”, që copëz pas copëze ka përfunduar restaurimin me mbështetjen e Bashkimit Europian”.
Restaurimi i tij është një kontribut i programit “EU for Culture” i Bashkimit Evropian.
Mozaiku “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai u përurua bashkë me muzeun me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor 1981 në Tiranë.
Artistët që kanë realizuar mozaikun “Shqipëria” janë: Vilson Kilica , Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini.
/s.f