Numërimi për anëtarët e këshillave bashkiakë po shkon drejt fundit. Aktualisht numërimi vijon ende në të paktën 6 bashki. Ashtu si kryetarët e bashkive, edhe mandatet e anëtarëve të këshillave shkojnë në pjesën më të madhe për Partinë Socialiste, e cila ka shumicën.
Në shkallë vendi vetëm 4 bashki nuk i përkasin PS, të paktën deri më tani. Shumica e mandateve në Malësi të Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz dhe Pukë shkojnë për PSD.
Ndërkohë, një fakt interesant është se të paktën në një bashki të vendit, Partia Komuniste ka mundur të marrë një vend në Këshillin Bashkiak. Bëhet fjalë për Bulqizën. Partia Komuniste është në mesin e 9 partive të tjera që kanë marrë nga 1 mandat. Listën në Bulqizë e kryeson PS me 9 mandate e ndjekur nga koalicioni Bashkë Fitojmë me 3 mandate.
/a.r