Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Pas numërimit të 224 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste rezulton se ka fituar 28 mandate, Bashkë Fitojmë 12 mandate dhe Partia Demokratike 7 mandate.
Sa i përket këshillit bashkiak të Gramshit, pas numërimit të 48 kutive të votimit, Partia Socialiste siguroi 6 mandate, Bashkë Fitojmë 2 mandate dhe Partia Demokratike 2 mandate.
PS ka marrë shumicën e mandateve edhe në këshillat e tjerë bashkiake të Qarkut të Elbasanit. Në Belsh, PS ka marrë 10 mandate për Këshillin Bashkia, Bashkë Fitojmë 2 mandate dhe PD 3 mandate.
Në Këshillin Bashkiak të Cërrikut, pas përfundimit të numërimit të 58 kutive të votimit, PS siguroi numrin më të lartë të mandateve, 11 të tilla, Bashkë Fitojmë 3 mandate dhe PD 2 mandate.
Në Librazhd dhe Prrenjas, po ashtu është mbyllur numërimi i kutive, ku socialistët kanë siguruar pjesë dërrmuese të mandateve. Në Prrenjas pas numërimit të 39 QV-ve, PS mori 9 mandate, Bashkë Fitojmë 3 mandate, PSD 3 mandate dhe PD 1 mandat. Ndërsa në Librazhd, aty ku ishin 55 QV për t’u numëruar, PS siguroi 13 mandate, Bashkë Fitojmë 3 mandate dhe PD 1 mandat.
/a.r