Pas humbje drastike që pësoi në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nuk pranon humbjen, ndërsa thotë se Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet dhe ka blerë në mënyrë masive votën.
“Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe europës po kundërmon çdo ditë e më shumë. Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR të autoriteteve lokale rajonale dhe deklaratën e përfaqësues të Parlamentit Europian të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit” – tha Berisha.
Ai kërcënoi se opozita do të bëjë gjithcka për të mbajtur zotimin për votën e lirë.
Berisha pati një koment edhe për Shkodrën, ndërkohë që refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve nëse do të dorëhiqet pas humbjes së thellë.
“Shkodra votoi nën një pushtim të vërtetë. Sondazhet tona e nxjerrin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara. Mos mendoni se Sali Berisha tërhiqet para krimit. Shkodra është shembulli më i shëmtuar ku u votua si nën rrethimin e bandave të Edi Ramës” – tha Sali Berisha sot.
/a.r