Ndërsa një ditë më parë në selinë e Partisë Demokratike ishte heshtje, sot kanë filluar lëvizjet e para. Në ambientet e selisë është filmuar kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe ai për Vaun e Dejës, Zef Deda. Ata kanë zhvilluar edhe një takim me njëri-tjetrin, por nuk dihet se çfarë biseduan.
Të dy, si Boçi dhe Hila, humbën në zgjedhjet e 14 Majit. E ndërsa Hila e pranoi rezultatin dhe uroi kundërshtarin, kjo nuk ndodhi me Boçin. Ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve është i kontestueshëm.
Boçi është takuar në selinë e PD-së edhe me deputetin vlonjat, Bujar Leskaj.
/a.r