Teksa procesi i numërimit të votave për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë ka përfunduar, në Shkodër ka nisur edhe numërimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Deri më tani në Shkodër, janë numëruar 145 kuti nga 247 në total. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 18 mandate, e ndjekur nga BF me 13 mandate dhe PSD me 12.
Sakaq, mandate kanë siguruar edhe Partia Demokratike me 5, Partia Republikane me 1, Aleanca Liberale e Djathtë 1, PLL 1 si dhe FRD 1.
/a.r