Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur nga opozita se qeveria ka gisht në arrestimin e Belerit.
Rama u shpreh se në Himarë janë zhvilluar zgjedhje korrekte pavarësisht se u shit sikur po ndodhte diçka e jashtëzakonshme.
Dhe pikërisht në këtë bashki ku të gjithë dyshonin se socialistët kanë patur gisht në diçka në fakt fitoi rivali i tyre politik. Kjo sipas Ramës tregon që PS nuk ka asnjë arsye se pse të ndërhyjë në formë të tillë në proces zgjedhor.
Rama ka sulmuar dhe Dulen duke e quajtur lider lokal.
“Zgjedhjet në Himarë treguan diçka tjetër. Ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa pengesë, pa incident. Aty kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik. Aty ishin gazetarë, shqiptarë dhe grekë. Aty ishin lider lokal që ka mbajtur tv gjallë me bomba tymuese për atë po ndodhte por që askush nuk e shihte. Aty ishte dhe policia që garantoi gatishmëri. Aty është bërë numërim si kudo në Shqipëri, transparente e paqësor. Aty ka fituar me një grusht votash, kandidati kundërshtar me qeverinë. Dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë një përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore apo elektorale nga ana jonë. Një fitore që s’ka të bëjë me masën e dhënë nga gjykata për kandidatin në fjalë. Unë besoj se duhet të mjaftoj ky argument për të mos u ngatërruar gjërat. Akuza e ngritur s’është nga qeveria, ju e dini mirë sesa e kontrollojmë ne dhe sesa dëshirojmë ne që ta kontrollojmë… Nëse unë si kryeministër se bëj kurrë të ngre pikëpyetje para drejtësisë këtë nuk e lejoj ta bëj askush tjetër.”- tha Rama.
/a.r