Kandidati i Berishës dhe i Metës, Belind Këlliçi ka pësuar një disfatë edhe në zonën e Astirit dhe lagjen “5 Maji”. Nëse shohim të dhënat e KQZ, vihet re se kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek dy zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Astirin dhe “5 Majin”.
Për më tepër, deri dy muaj më parë, Belind Këlliçi ka qenë edhe deputet i zonës së Astirit.
Të dyja këto zona Belind Këlliçi i përdori si “kalë beteje” kundër Veliajt duke bllokuar projektet e Bashkisë. Por mesa duket, Astiri ka zgjedhur shkollat më shumë se përçarjen, dhe 5 Maji ka zgjedhur shtëpitë më shumë se përdorimin politik.
/s.f