Teksa sot ka vijuar procesi i numërimit të votave në Shqipëri, nuk kanë munguar surprizat por as çudirat.
Një rast i tillë ka qenë në njësinë administrative të Belshit, ku Partia Socialiste dhe koalicioni Bashkë Fitojmë kanë dalë kokë më kokë përsa i përket rezultatit.
Sipas të dhënave, kandidati Arif Tafani nga Partia Socialiste ka marrë 2072 vota ose 50% të votave.
Po të njëjtin numër votash ka marrë dhe Bedri Qypi nga partia Bashkë Fitojmë.
Por rezultati është vetëm për njësinë e Belshit pasi në total, kandidati i PS ka marrë 41 vota vota më shumë.
/s.f