Partia Demokratike e degës së Rrogozhinës ka reaguar pas shpalljes së fitores së PS në zgjedhjet e 14 majit, me një rezultat të ngushtë me 23 vota diferencë.
Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, fitoi garën për të drejtuar Bashkinë e Rrogozhinës me 23 vota diferencë ndaj Shkëlqim Hoxhës nga koalicioni Bashkë Fitojmë.
Deklaratë e PD dega Rrogozhinë
Të nderuar demokratë që punuat pa u lodhur, miq dhe vëllezërit tanë emigrantë që dhatë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, në këtë rezultat epik që u arrit në Bashkinë Rrogozhinë.
Falënderimet tona pafund për të gjithë ju, mos u dekurajoni se betejën tonë do ta vazhdojmë në rrugë ligjore për çdo votë që ju kontribuat me gjithë zemër.
/s.f