Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, reagoi pasi humbi zyrtarisht garën për drejtimin e qytetit për katër vitet e ardhshme, me një diferencë prej mbi 10 mijë votash me kandidatin socialist Benet Beci.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, tha Spahia përmes një postimi në Facebook.
/s.f