Teksa sot Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ndodhet në burg, fitoi bashkinë e Himarës, vjen një reagim nga kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi.
Ky i fundit tha se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Mes të tjerash ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
“Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë. Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi Celibashi.
/s.f