Një shembull qytetari është përcjellë në Bashkinë e Vaun e Dejës. Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka pranuar humbjen dhe ka shtrënguar dorën me kundërshtarin, Kristjan Shkreli.
“Dikush do fitoj, e uroj me gjithë shpirt, fushata shkoj qete, numërimi shumë normal, të shkoftë mbarë”, dëgjohet t’i thotë Zef Hila Kristian Shkrelit.
Në këtë garë pati edhe një kandidat nga Parti Demokratike. Ishte Klomentina Drini, por nuk arriti më shumë se 1000 vota.
Hila humb garën e zgjedhjeve lokale pasi dorëzoi mandatin e deputetit.
/s.f