Specialistët e Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet arrestuan sot në flagrancë dy persona dhe shpallën në kërkim një të tretë. Në pranga ranë: Klejd Myftarago, 22 vjeç, banues në Tiranë, Klauden Muçogllava, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasin W. H., 18 vjeç, me shtetësi siriane dhe shqiptare, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se në afërsi të një karburanti pranë një qendre tregtare shtetasit Klejd Myftarago, Klauden Muçogllava, W. H. dhe disa persona të paidentifikuar, do të kryenin shkëmbimin e një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.
Menjëherë janë organizuar shërbimet e krimeve të hapura të Komisariatit të Policisë nr.1 dhe Specialistë te Seksionit kundër narkotikëve, civil por me elemente të dukshëm (jelek) me mbishkrim “Policia”.
Në momentet e ndërhyrjes nga policia, shtetasi Klejd Myftarago, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” dhe pasagjer ishte shtetasi Klauden Muçogllava, kanë ndezur automjetin e tyre për tu larguar por janë neutralizuar menjëherë nga punonjësit e policisë.
Shtetasi W. H., i cili ishte drejtues i automjetit tip “Chevrolet” pas thirrjes së punonjësve të policisë “Ndal Policia” ka arritur të largohet me shpejtësi, duke dëmtuar njërin nga mjetet e punonjësve të policisë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Klejdi Myftarago.
Arrestimi i tyre u bë për kryerjen e veprave penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë ”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, “Shkatërrim prone ” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
BW